Property Albania Real Estate, është një nga agjensitë imobiliare kryesore në Durrës.
Stafi tonë jeton në Durrës dhe janë kanë janë përfshirë aktivisht në rritjen e vazhdueshme të qytetit gjatë tre dekadave të fundit. Jemi jashtëzakonisht të apasionuar me punën tonë dhe krenohemi për njohuritë tona rreth tregut imobiliar të qytetit dhe bregdetit - kjo do të thotë që ne mund të ofrojmë shërbime dhe këshilla të pakrahasueshme për klientët tanë bazuar në përvojën tonë shumëvjeçare.
Ne e kuptojmë qartë rëndësinë e gjetjes jo thjeshtë të një banese por një shtëpie, jo thjeshtë të një dyqani por një biznesi, jo thjeshtë të një tokë, por një vendndodhje, për keto arsye zyra është e pozicionuar në një vendodhje strategjike të Durrësit, në qendër. Me databazën tonë të gjerë, ne jemi të sigurt se mund të gjejmë pronën e përsosur për ju.
Në faqen tonë të internetit, FB, Instagram, email dhe përmes telefonit ju do të zbuloni shërbimin miqësor dhe profesional që ne po ofrojmë për shumë vite. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për të blerë, shitur, marrë me qira ose investuar ne kemi një ekip të dedikuar gati për t’ju udhëhequr gjatë procesit të pronës.
Na kontaktoni sot për të parë se si mund t'ju ndihmojmë me pronën tuaj.
